Seria A, Interi rekord shpenzimesh në merkato

Interi rekord në shpenzime. Mbi 100 milionë Euro kanë shpenzuar zikaltërit gjatë kësaj merkatoje vere. Momenti i transferimit  të dyshes Joao Mario-Gabigol, për të cilët u investuan 70 milionë Euro, krijoi një ide akoma dhe më të qartë se Interi ishte mbreti i shpenzimeve këtë verë në Itali.

Presidenti i ri i zikaltërve Jindong Zhang u prezntua në mënyrën më të mirë përpara tifozëve duke bërë një goditje të dyfishtë. Vetëm se tashmë klubi nga Milano duhet të respektojë Fair-Play financiar dhe futbollisti që mund të sakrifikohet është kroati Brozovic.

Sidoqoftë një largim i mundshëm i tij mund të ndodhë në  Janar osë në Qershor të 2017, pasi për momentin për mesfushorin nuk është paraqitur asnjë ofertë konkrete.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button