VMRO – DPMNE ka publikuar kandidatët për kryetarë komune për zgjedhjet lokale 2017-të

Partia e VMRO DPMNE-së ka shpallur thirrje publike për kryetarë për zgjedhjet e ardhshme lokale, që pritet të mbahen vitin e kaluar. Siç thuhet në thirrje, ajo ka të bëjë me 84 komunat ndërsa kryetar mund të jetë çdo qytetar i cili i plotëson kushtet sipas Kushtetutës dhe ligjit, të jetë anëtari i VMRO DPMNE-së apo qytetar që nuk është anëtar i asnjë partie politike, por se pajtohet dhe mbështet politikat dhe ideologjinë e VMRO DPMNE-së.

Sipas thirrjes, që është publikuar me vendim nga Komiteti ekzekutiv i partisë nga 24 gushti të këtij viti, kandidatët e interesuar nevojitet të posedojnë famë, autoritet dhe dinjitet moral në vendet ku jetojnë dhe punojnë gjegjësisht në komunën për të cilën aplikojnë.

“Për dorëzimin e kandidaturës nuk nevojiten firma, por thjeshtë biografi e rëndomtë me fotografi jo më shumë se 3 faqe, program i hollësishëm për punën e komunës jo më shumë se 5 faqe, masa dhe ide si dhe plotësimi i aplikacionit standard”  thuhet në thirrjen.

Pas dorëzimit të kandidaturës, çdo kandidat në mënyrë shtesë do të kontaktohet nga selia partiake ndërsa bisedimet me të do t’i zhvilloj komisioni i specializuar që do të formohet për këtë qëllim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button