Gjashtë oficerë të ARM-së në misionin “Mbështetje e vendosur” në Afganistan

Gjashtë oficerë të Armatës së Republikës së Maqedonisë (ARM) sot në Ministrinë e Mbrojtjes solemnisht janë dërguar si rotacioni i ri i pjesëtarëve të ARM-së në kuadër të kontingjentit gjerman në Komandën për stërvitje, këshillim dhe asistim “Veri” në misionin “Mbështetje e vendosur” në Afganistan, bëhet e ditur në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes të Maqedonisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Gjatë dërgimit, ministri i Mbrojtjes i Maqedonisë, Zoran Jolevski tha se Maqedonia është krenare për paqeruajtësit e saj, të cilët në vazhdimësi tregojnë aftësi dhe shkathtësi të jashtëzakonshme.

“Unë e di se ju jeni tërësisht të përgatitur, keni përvojë të madhe dhe do ta prezantoni Armatën tonë në dritën e duhur”, tha ministri.

Sipas tij, përveç përkushtimit tonë ndaj paqes globale, që është fakt të cilin e njohin aleatët tanë, me pjesëmarrjen në misionët paqësore Republika e Maqedonisë dhe Armata fitojnë kuadër të cilët fitojnë përvoja të reja, aftësi të reja të cilat u transmetohen të gjithë pjesëtarëve të ARM-së.

“Është e një rëndësie të jashtëzakonshme se pjesëmarrja në këtë mision ka cilësi të re – Armata e Republikës së Maqedonisë merr pjesë me oficerë të vet në komandat e misionit të Afganistanit. Republika e Maqedonisë në misionin ‘Mbështetje e vendosur’ merr pjesë me 39 pjesëtarë të ARM-së”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button