11 trajnerët më të paguar të Evropës

Këtë sezon, Premier League është kampionati i yjeve të pankinës. Jo vetëm sepse aty ndodhen Pep Guardiola dhe Jose Mourinho, por sepse mund të gjesh edhe emra si Antonio Conte, Jurgen Klopp dhe Arsene Wenger, transmeton Top Channel.

Duke qenë se janë më të mirët, sigurisht që paguhen më shumë. “The Sun” ka bërë një renditje të trajnerëve më të paguar të Evropës dhe 7 prej tyre punojnë në Angli.

Mourinho (Manchester United), Pep Guardiola (Manchester City), Wenger (Arsenal), Klopp (Liverpool), Conte (Chelsea) dhe Pochettino (Tottenham) zënë 6 nga 7 vendet e para të renditjes.

Ja renditja e 11 trajnerëve më të paguar:

1.    Mourinho    (Manchester United)    17,6 milionë euro
2.    Guardiola    (Manchester City)    17,6
3.    Ancelotti    (Bayern)    10,56
4.    Wenger    (Arsenal)    9,97
5.    Klopp    (Liverpool)    8,21
6.    Conte    (Chelsea)    7,62
7.    Pochettino    (Tottenham)    6,45
8.    Zidane    (Real Madrid)    5,28
9.    Simeone    (Atlético Madrid)    5,16
10.    Benítez    (Newcastle)    4,7
11.    Allegri    (Juventus)    4,1.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button