LSDM-­ja kërkon dorëheqje nga kryetari i komunës Trajanovski

­ Grupi i këshilltarëve të LSDM­së në Këshillin e Qytetit të Shkupit sot kërkon dorëheqjen e kryetarit të komunës së Qytetit Koce Trajanovski pasi, sipas tyre, ai është prëgjegjës për pasojat nga moti i lig që më 6 gusht e përfshiu rajonin e Shkupit. Koordinatori i Grupit të këshilltarëve të LSDM-­së dhe partnerët në koalicion në Këshillin e Qytetit të Shkupit dhe nënkryetari i LSDM­-së, Damjan Mançevski sot akuzuan se vitkimat nga stuhia janë pasojë e mosndërmarrjes së masave përkatëse për mbrojtjen nga vërshimet dhe mungesa e investimeve në infrastrukturën rrugore.

Sipas LSDM-­së, kryetari i komunës Trajanovski asgjë nuk ka ndërmarrë për ta mbrojtur qytetin nga fatëkeqësitë elementare, edhe pse ka pasur plan për mbrojtje dhe shpëtim ku Shkupi është shënuar si vend me rrezik të madh të kanosjes nga vërshimet. LSDM­ja akuzoi edhe se Trajanovski e ka ditur rrezikun nga moti i lig pasi për atë e kanë informuar nga meteo ­ portalet, si dhe që është e nevojshme evakuim i shpejtë i banorëve dhe mbyllja e qarkoreve, por se ai nuk ka ndërmarrë asgjë.

LSDM­-ja kërkon ndihmë adekuate në të holla për familjet e prekura nga vërshimet dhe të hollat nga Rrota panoramike në vlerë prej 90 mijë denarë të dedikohen për ndihmë urgjente të të prekurve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button