Rritet në 38 numri i viktimave nga tërmeti në Itali

Rritet në 38 numri i personave që kanë humbur jetën si pasojë e tërmetit që tronditi në orët e para të mëngjesit Italinë qendrore, raporton Anadolu Agency (AA).

Autoriteti i Mbrojtjes Civile Italiane njoftoi se është rritur në 38 numri i personave që kanë humbur jetën nga tërmeti 6.0 ballë i cili ka vazhduar për 20 sekonda në orën 03.36, në rajonin Accumoli, 140 km në lindje të Romës.

Në median lokale është theksuar se pas tërmetit ka patur edhe afërsisht 100 lëkundje të tjera dhe se kanë humbur jetën shumë fëmijë, si dhe shumë persona të tjerë janë të humbur.

Zyrtarët gjithashtu i kanë bërë thirrje popullit në kryeqytet që të mbajë të hapura rrugët dhe bulevardet për të lehtësuar transportimin e të plagosurve nga rajoni i tërmetit nëpër spitalet në Romë.

Ndër të tjera theksohet se në rajonet Accumoli, Amatrice, Arquata del Tronto ka dëme të mëdha dhe janë shprehur shqetësimet se numri i personave që kanë humbur jetën mund të rritet.

Një person dëshmitari i tërmetit në Amatrice me emrin Marco tha se “isha zgjuar për të vajtur në punë. U ngrita nga shtrati dhe përnjëherësh çdo gjë u shemb. Mjaftuan 10 sekonda për të shembur gjithçka.

– Mesazhi solidarizues i Presidentit italian, Mattarella

President i Italisë, Sergio Mattarrella, në një deklaratë pasi ka vënë në dukje se tërmeti ka mbytur të gjithë vendin me pikëllim, tha se “Duhet të tregohet solidarizimi i duhur me qytetarët tanë të prekur nga tërmeti.” Mattarella ndër të tjera tha se duhet të fillojnë menjëherë punimet për shpëtimin, mjekimin e të plagosurve si dhe rindërtimin me shpejtësi të vendbanimeve të shembura.

Ndërsa Kryeministri italian, Matteo Renzi, ka njoftuar se është duke ndjekur zhvillimet që nga mesnata dhe se do të vizitojë zonën sa më shpejt të jetë e mundur.

Ministri i Brendshëm, Angelino Alfano, ka dhënë informacionin se në rajonin e tërmetit po punon ekipi i kërkim-shpëtimit prej 219 personash dhe do ti bashkëngjiten edhe 276 persona të tjerë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button