Rama prezanton kandidatin në Dibër: Nuk iki si kryeministër pa bërë “Rrugën e Arbërit”

Kryeministri Edi Rama ka hapur fushatën e zgjedhjeve të pjesshme në Dibër duke prezantuar në mënyrë zyrtare para votuesve Muharrem Ramën, kandidatin e koalicionit PS-LSI.

Gjatë fjalës së tij Rama i ka qëndruar premtimit për “Rrugën e Arbërit” duke iu përgjigjur thirrjes nga LSI.

“Unë e kam premtuar, por akoma nuk mund të thoni që nuk e kam bërë. Unë kam barrën që të bëj të gjitha gjerat që do koalicioni, prandaj unë po ju them që nuk do të largohem nga zyra e kryeministrit pa bërë “Rrugën e Arbërit”, ka thënë kryeministri Rama para zgjedhësve dibranë.

Kryeministri ka vlerësuar kandidatin e djathtë Sherefedin Shehu, si një njeri të mirë por ka shtuar se Dibra Duhet të votojë Muharrem Ramën dhe jo një person që është në prag të pensionimit.

Kur hyra u ndjeva shumë i emocionuar nga mikëpritja e cila është në të njëjtën kohë një detyrim më i madh për ju sepse unë e di shumë mirë që ajo që kemi mundur të bëjmë është shumë pak në krahasim me atë që ju keni nevojë. Por më bëri përshtypje dikush që më përshëndeti me dy gishta. I thashë faleminderit sepse këtu nuk është vetëm PS, LSI, PDIU por janë edhe demokratët e ardhur për të mbështetur Ramën e duhur për Dibrën. I ftoj edhe nga këtu të gjithë ata simpatizantë të PD, mbështetës dhe votues të PD që mes një burri të mirë, por të lodhur dhe që është momenti të dalë në pension dhe një kandiadati që është këtu të gjithë të zgjedhë Muharrem Ramën”, ka thënë kryeministri gjatë fjalës së tij, transmeton NOA.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button