Pesë arsye përse jeni ende të uritur në mbrëmje

Shpesh herë,na ndodh të ndjejmë uri në mbrëmje apo orët e vona të natës. Në disa raste ndodh sepse organizmit i duhet kohë që “të pranojë se është ngopur”. Megjithatë,ja disa hapa që duhet të shmangni që të mos bini pre e tundimit për ushqim pas darke.

Shmangia e mëngjesit

Mos ngrënia e mëngjesit ul nivelin e sheqerit në gjak dhe jo vetëm që do të ndiheni gjithë ditën të uritur por dhe të plogësht.

Konsumimi i pijeve “soft”

Kur konsumojmë pije si lëngje me gazose pa gaz të cilat në përgjithësi kanë një përmbajtje të lartë sheqeri ato mund të ulin tensionin, gjë e cila ndikon pastaj në atë pjesë të trurit përgjegjës për urinë.

Dehidratimi

Mund të na ndodhë që të dehidratohemi dhe mos të jemi të vetëdijshëm për këtë. Nëse keni përsëri uri pas darke,provoni të pini një gotë ujë dhe prisni çerek ore për të pare nëse keni ende uri.

Mos konsumimi i perimeve

Zarzavatet jeshile si spinaqi apo sallata jeshile janë të pasura në acid folik i cili parandalon shtimin në peshë dhe lufton lodhjen.

Mërzitja

Ndonjëherë nuk jemi as të uritur jo! Jemi thjeshtë të mërzitur dhe e ngatërrojmë këtë me uri.

Mënyra më e mire është të bësh një ecje pas darke se të ndihmone dhe për tretjen e ushqimit e nëse nuk ke mundësi atëherë merru me diçka tjetër si leximi i një libri apo ftillimi i dhomës.

/tesheshi.com/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button