Kryqi i Kuq ende grumbullon ndihma, donacionet përmes linjës telefonike deri më 29 gusht

Lidhja e sindikatave të Maqedonisë thanë se do të vazhdojnë të grumbullojnë ndihma për zonat e vërshuara edhe pse ka përfunduar gjendja e jashtëzakonshme 15 ditore e shpallur nga qeveria e RM-së.

Ata sot kishin një takim me sekretarin e përgjithshëm të kryqit të kuq, Sait Saitin, për të biseduar rreth asaj se çka duhet vepruar dhe si për të vazhduar kontributin e tyre në këto zona. Edhe nga Kryqi i Kuq u shprehen se do të vazhdojnë të grumbullojnë donacione përmes thirrjeve telefonike deri më 29 gusht, edhe pse paraprakisht, data përfundimtare për mbledhjen e këtyre donacioneve ishte 22 gushti. Sait Saiti tha se arsyeja pse e kanë shtyrë këtë datë është për shkak të kërkesave të qytetarëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button