“Guardian”: Në Maqedoni prodhohen këpucë të shtrenjta nga punëtorët me paga minimale

“Punëtorët në Shqipëri dhe në Maqedoni, marrin aq paga të ulëta saqë nuk munden t’i ushqejnë familjet e tyre, ndërkaq diferenca pagës së garantuar minimale me ligj dhe lartësia e mëditjeve, është më i madh se në Kinë. Në këtë mënyrë, disa brende botërore për prodhim të këpucëve arrijnë fitim të madh në shpinë të punëtorëve të varfër”, thuhet në tekstin e “The Guardian”, në lidhje me atë se këpucët e shtrenjta të cilat mbajnë shenjat “të prodhuara në Itali”, realisht, prodhohen në vendet ku fuqia punëtore shfrytëzohen mjaft lirë, njofton Portalb.

Hetimin për prodhimin e këpucëve e ka krijuar Industria Evropiane e Këpucëve, e cila ka zbuluar kushte shokuese për punë në fabrikat ku prodhohen këpucë për tregun në Britani të Madhe, ndërkaq punëtorët punojnë nën kushtet minimale ligjore.

Në tekstin e “Guardianit”, gjithashtu, theksohet se “një fabrikë e Maqedonisë, që e prodhon brendin e këpucëve “Geoks”, punëtorët i paguan me pagë mujore prej 131 euro, shumë për të cilën punojnë edhe jashtë orarit të punës”. Teksti gjithashtu rikujton pagën minimale e cila te ne është 145 euro dhe se për këtë shumë, punëtorët nuk e kanë obligim të punojnë jashtë orarit të punës.

Si vende në të cilat shfrytëzohet fuqia punëtore për prodhim të këpucëve ë shtrenjta italiane dhe gjermane, përveç Maqedonisë dhe Shqipërisë, theksohen edhe Polonia, Romania deh Sllovakia. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button