Sadiku 5 ndeshje titullar, Zyrihu nuk heqë dorë nga shqiptari

Zyrihu duket se nuk do të heqë dorë nga Armando Sadiku. Sulmuesi shqiptar luajti titullar ndaj Xamaxit në ndeshjet e pestë të kampionatit të Challegne League, sfidë të cilën skuadra e 25-vjecarit e fitoi me reuzltatin 1-0, me gol të Roberto Rodroguez në minutën e 60-te. Pavarësisht se  nuk arriti të shënonte në këtë takim, Sadiku ishte pika e referimit në fazën sulmuese të Zyrihut. Në fakt futbollisti i kombëtares shqiptare, autori i golit të vetëm të kuqezinjve në “Euro 2016”, është aktivizuar titullar në të gjitha ndeshjet e Challenge League, madje është autor i tre golave. Realizoi fillimisht në fitoren 2-0 ndaj Winterthur në takimin parë të kampionait, ndërsa në javën e tretë Wohlen, shënoi golin e parë dhe të fundit në fitoren 4-0 të Zyrihut, transmeton Supersport.

Sadiku në përfundim të sezonit të kaluar deklaroi se do të kërkonte një destinacion të ri pas dështimit të Zyrihut për të mbijetuar në elitën e futbollit zvicëran, por presidenti Capenna caktoi një cmim shumë të lartë për kartonin e shqiptarit, që për ironi të fatit me kontributin që dha te Vaduzi, ku luante në formë huazimi ishte ndoshta shkaku kryesor i rënies nga kategoria të klubit të tij.

Gjithsesi, merkato verore ende nuk është mbyllur dhe në ditët në vijim mund vijë oferta e duhur për Sadikun, për të cilin nuk ka munguar interesi nga skuadra të ndryshme brenda dhe jashtë Zvicrës, por në cdo rast pengesë është bërë shuma që kërkon Zyrihu. Armando Sadiku mbetet sulmuesi kryesor i kombëtares shqiptare, që më 5 shtator do të zhvillojë ndaj Maqedonisë ndeshjen e parë eliminatore të botërorit “Rusi 2018”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button