Ja për çfarë dëshmuan sot në PSP politikanët

Lideri i Partisë për Emancipim të Plotë të Romëve, Samka Ibraimovski pas daljes nga Prokuroria Speciale Publike ka zbuluar se është thirrur nga PSP për të folur rreth krimit zgjedhor në Komunën Shuto Orizare dhe njësinë numër 2, raporton Portalb.

“Prej kur mora ftesën supozova se bëhej fjalë për “bombat” që i publikuam para Qeverisë. Vlerësoj se do të vërtetohet krimi i zgjedhjeve në Komunën Shuto Orizare. Më vjen mirë që ka filluar të zbardhet për zgjedhjet kriminale në Shuto Orizare dhe njësinë zgjedhore numër 2, ku bartëse e listës ishte ministrja Jankullovska si në vitin 2011 ashtu edhe në vitin 2014. Jemi në rrugë për të vërtetuar shumë krime. Unë nuk mund të ju zbuloj detaje, por ju them që bëhet fjalë për zgjedhjet në Shuto Orizare dhe njësinë numër 2”, tha Ibraimovski.

Përvec Ibraimovskit, sot në Prokurorinë Speciale Publike për të dhënë dëshmi janë paraqitur edhe lideri i PDSH, Menduh Thaçi, përfaqësuesja e VMRO-DPMNE-së në KSHZ, Silvana Boneva si dhe ish ministri i Kulturës Arifhikmet Xhemaili./Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button