Prokuroria Themelore nuk ia jep Prokurorisë Speciale lëndën e Zoran Bozhinovskit

Prokuroria Themelore për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (PTHP), ka deklaruar se ajo do të veprojë  në lëndën kundër gazetarit, Zoran Bozhinovski, akuzohet për veprat penale, “Shoqërim krimi, spiunim dhe Shantazh”, njofton Portalb.

Nga atje, sqarojnë se PTHP, është drejtuar deri te Këshilli i Prokurorëve Publik të RM-së, me kërkesë që Këshilli të deklarohet në lidhje me kërkesën e Prokurorisë Speciale.

“Këshilli i Prokurorëve, në konkluzën e saj për rastin “Spiuni”, në prill të këtij viti ka sjell vendim që kompetente për këtë lëndë është PTHP. Vendimin e ka dorëzuar te Gjykata Themelore Shkupi 1, Gjykata e Apelit – Shkup, Prokuroria Themelore për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit dhe deri te Prokuroria për ndjekjen e veprave penale të cilat dalin nga përmbajtjet e përgjimeve të paligjshme”, deklarojnë nga PTHP.

Përndryshe,  paraprakisht, më 11 gusht, Prokuroria Speciale, ka dorëzuar kërkesë deri te Prokuroria Themelore për Ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, për dorëzimin e lëndës kundër Bozhinovskit, i cili u ekstradua në Maqedoni nga Republika e Serbisë.

PSP, sqaroi se bëhet fjalë për lëndë e cila është pjesë e rastit “Spiuni”, për të cilin tanimë ka hyrë nën kompetencat e këtij institucioni.

Kundër Bozhinovskit, Këshilli Penal, në kuadër të Gjykatës Themelore Shkup 1 -­ Shkup, duke vepruar për propozimin e Prokurorisë Themelore, më 7 korrik të këtij viti, ka sjellë vendim me të cilin e ka pranuar propozimin e prokurorisë dhe e ka vazhduar masën e arrestit për 30 ditë.

Bozhinovski, është arrestuar më 21 prill në Novi Sad nga autoritetet serbe, ndërkaq një ditë pas është ekstraduar në Maqedoni.

Arrestimi i Bozhinovskit është kryer me urdhër të Ministrisë së Drejtësisë, ndërkaq në bazë të fletarrestimit ndërkombëtar është ngritur kundër tij në vitin 2013, si i dyshuar në rastin “Spiuni”.

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë ka shprehur dëshpërimin dhe shqetësim lidhur me vendimin e autoriteteve serbe për ekstradimin në Maqedoni të gazetarit Zoran Bozhinovski.

SHGM ka siguruar mbrojtje juridike për kolegun Bozhinovski dhe ka kërkuar nga Zyra e Avokatit të popullit, Ixhet Mehmeti, ta vizitojë në burg gazetarin.” thuhet në kumtesën e SHGM, transmeton Portalb.

Federata ndërkombëtare e gazetarëve, në Kongresin e 29-të, që u mbajt nga data 7-10 qershor në qytetin Angers në Francë, ka miratuar një rezolutë urgjente, me të cilën dënojnë pushtetin në Maqedoni për arrestimin e gazetarit Zoran Bozhinovski, njoftojnë nga Shoqata e gazetarëve të Maqedonisë, transmeton Portalb.

FNG arrestimin e Bozhinovskit e cilësojnë si praktikë jo demokratike.

KNG ka shprehur gatishmëri për t’i përkrahur përpjekjet e SHGM-së për mbrojtjen e lirisë së mediave dhe të drejtave të gazetarëve. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button