Gjenden mbi 1.000 bimë kanabisi në Pogradec, asnjë i arrestuar

Rreth 1.320 bimë të dyshuara si narkotike kanabis sativa u gjetën të kultivuara në rrethin e Pogradecit, në Qafë – Panjë, Njësia Administrative Trebinjë, ka njoftuar sot policia.

Bimët narkotike u asgjësuan  në vend, me anë të djegies dhe një pjesë e tyre, u morën në cilësinë e provës materiale. Ndërkohë asnjë person nuk është arrestuar ende. Policia njofton se, po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Materialet për këtë rast i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprën penale: “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button