Gjuriq: Takimi i Vuçiqit, Ramës e shqiptarëve të Kosovës i ul tensionet

Shefi i Zyrës për Kosovën i Qeverisë së Serbisë, Marko Gjuriq ka vlerësuar marrëdhëniet e biznesit ndërmjet Kosovë dhe Serbisë, për të cilat, sipas tij, merita të mëdha kanë dy odat ekonomike, të Kosovës dhe Serbisë.

Gjithashtu, ai ka thënë se ftesa e kryeministrit serb, Aleksandar Vuçiq, për kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, dhe përfaqësuesit e shqiptarëve të Kosovës, nën një takim që pritet të mbahet në Nish, kah mesi i muajit tetor, do të jetë në funksion të zhvillimit të lidhjeve të biznesit, por edhe lidhjeve në sferat tjera të jetës, shkruan Zëri.

Kjo sipas tij, do të kontribuojë në pengimin e përshkallëzimit të tensioneve dhe do t’i forcojë lidhjet ndërmjet njerëzve, gjë që, sipas tij, është parakusht themelor që edhe politika të orientohet kah e ardhmja dhe ndërtimi i marrëdhënieve shumë më të mira se sa që kanë qenë në të kaluarën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button