Yildirim: Populli nuk do të pranojë përvetësimin e vullnetit të tij me lojëra të errëta

Kryeministri i Turqisë, Binali Yıldırım, në një fjalim të mbajtur gjatë një ceremonie për hapjen e qendrës teknologjike në Stamboll tha: ”Turqia është emri i një shteti i cili ka kaluar në historinë e demokracisë së botës për shkak se arriti të zmbrapsë një tentativë të armatosur për grusht shteti me një fuqi të paarmatosur. Erdhën për të bërë grusht shteti, morën një grusht dhe ikën tej”, raporton Anadolu Agency (AA).

Në vijim të fjalës së tij Kryeministri Yıldırım është shprehur: ”Tashmë janë duke dhënë llogari atje brenda. Ky popull nuk lejon dhe nuk do të lejojë që vullneti i tij, të merret nga njerëz me lojrëa të errëta duke u infiltruar dhe penetruar me njëmijë e një intriga në institucionet dhe arteriet e shtetit.”

Duke theksuar se të gjithë ata që ndërmorën një gjë të tillë duhet të japin llogari deri në pikën e fundit, Yıldırım u shpreh: ”Duhet të kërkojmë çdo lloj llogarie në kuadër të çdo gjëje që përmban ligji. Do të punojmë për të prerë të gjitha lidhjet e mundshme të kësaj organizate terroriste dhe ti nxjerrim në pah ata. Për këtë arsye vendosëm gjendje të jashtëzakonshme. Por nga ana tjetër botës së ekonomisë i thamë që ‘vazhdoni rrugën, nuk ka të ndalur’. Nuk do të ndaloni as edhe një ditë. Edhe shembulli më i bukur për këtë, ja ku është përpara jush Qendra Teknologjike.” ​

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button