Mustafa “s’i ka dëgjuar bisedat e shefave”

Kryeministri Isa Mustafa ka folur për herë të parë për përgjimet telefonike të njohura si “Dosja e Shefave”, raporton KTV.

Mustafa ka thënë se nëse autoritetet e drejtësisë kanë gjetur elemente të veprës penale në këto përgjime, atëherë do të marrin vendimin përfundimtar.

“Përgjimet nuk i kam përcjellë. Më tepër kur më ka ardhur rasti t’i lexoj. Kjo çështje daton nga vitet 2011-2012, kur janë bërë për destinime të caktuara të organeve të drejtësisë, dhe unë mendoj se të gjitha këto duhet të ishin dhe të mbeteshin çështje e drejtësisë”, ka thënë Mustafa për televizionin publik, transmeton Koha.net

“Nuk jam dashamirës i përgjimeve, por mendoj se këto çështje duhet të vihen në korniza të drejtësisë dhe më pas drejtësia ta thotë fjalën”, është shprehur Mustafa.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button