Londra me metro 24 orë

Shërbimi i ri i metros së Londrës, i cili do të veprojë gjatë gjithë natës filloi së funksionuari të shtunën, ndërsa është planifikuar që çdo fundjavë t’u shërbejë rreth 50.000 pasagjerëve, raporton Anadolu Agency (AA).

Sadiq Khan, kryebashkiaku i Londrës, hipi në udhëtim e parë të natës në stacionin Viktoria të shtunën herët në mëngjes, duke biseduar me udhëtarët tjerë dhe kështu shënoi fillimin e ri të shërbimit të natës. Autoritetet e qytetit shpresojnë se shërbimi metro i natës do të shndërrojë kryeqytetin britanik në qytet 24 orësh dhe do të forcojë ekonominë.

Londra tashmë mund të krenohet me një jetë të pasur nate që tërheq miliona njerëz. Megjithatë, fillimi i shërbimit të ri të metrosë së natës do të jetë i dobishëm edhe për mjekët, bukëpjekësit, pastruesit dhe të tjerë të cilët punojnë në turnet e natës.

Policia thotë se do të jenë në gjendje që të mbajë në kontroll “zogjtë e natës”.

“Dikush që ka pirë shumë në ora 23:00 nuk dallon shumë nga dikush që ka pirë shumë në ora tre të mëngjesit”, thotë Paul Crowther, shefi Policisë Rrugore të Britanisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button