Më të mirët e Spanjës barazojnë
Derbi i La Ligas mes Athletico Madridit dhe Barcelonës ka përfunduar pa gola. Skuadra madrilene tregoi se jo rastësisht është duke ndarë pozitën e lidershipit duke treguar futboll mjaft të pjekur.
Lionel Messi luajti në pjesën e dytë të ndeshjes ndërsa Neymar u aktivizua në 20 minutat e fundit të ndeshjes.
Loja në përgjithësi ishte e barabartë ku Barcelona kishte posedimin e topit, ndërsa Athletico Madridi zhvillonte lojë të koncentruar në kundërsulme.
Barazimi i sotëm do të jetë shans i mirë për Realin që të afrohet në 3 pikë në rast fitoreje me Espanyol.