Zbulohen 40 emigrantë në një kamion në rrugën Shtip-Koçan

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) të Maqedonisë sot njoftoi se një ekip policor mbrëmë rreth orës 23:30 minuta, në kamionin që lëvizte në rrugën Shtip-Koçanë, u zbuluan 40 emigrantë me origjinë nga Siria, raporton Anadolu Agency (AA).
Policia vuri re kamionin në kryqëzimin e Shtipit dhe i dhanë shenjë për të ndaluar, por shoferi vazhdoi, dhe rreth një kilometër më tutje ndaloi kamionin dhe u arratis. “Me rastin e kontrollit të kamionit u zbuluan 40 persona, emigrantë nga Siria, nga të cilët shumica ishin fëmijë”, bëjnë të ditur nga MPB-ja.

Emigrantët u dërguan në stacionin e policisë për sigurinë e trafikut në Shtip, ndërsa sot pritet që të transferohen në Qendrën e pranimit në Gjevgjeli.
Në ndërkohë policia ka ndërmarrë masat për gjetjen e shoferit dhe ndriçimin e plotë të rastit. Disa orë më parë, policia pa dy emigrantë të cilët kërcyen nga treni dhe filluan të ikin drejt stacionit hekurudhor në fshatin Dubrovo, në hekurudhën Gjevgjeli-Shkup.

“Treni i mallrave drejtohej nga Z.M. (51) dhe Gj.G. (53) nga Shkupi. Nga masat e marra është konstatuar se me drejtuesin e trenit janë dakorduar më parë që të merrte emigrantët për një sasi të caktuar parash dhe një telefon celular”, qëndron në informacionin nga MPB-ja rreth këtij incidenti.

Dy shtetasit e Maqedonisë dhe emigrantë u arrestuan dhe u dërguan në stacionin policor në Negotinë. Nga MPB-ja thonë se policia ka ndërmarrë të gjitha masa për ndriçimin e plotë të rastit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button