Anulohet ndeshja Shkëndija – Shkupi

Ndeshja e javës së tretë të Ligës së Parë futbollistike të Maqëdonisë në mes ekipeve të KF Shkëndija dhe FC Shkupi është anuluar me kërkesë të skuadrës së Shkëndijës, shkaku i paraqitjeve të tyre në fazën e “Play-Off”-it, në kuadër të Ligës së Evropës.

Orari për luajtën e kësaj ndeshje do të publikohet rishtazi nga ana e Komisionit për garim të FFM-s.

Kështu skuadra e FC Shkupi ka vendosur që të shfrytëzojë këtë hapësirë që të luajë një ndeshje kontrolluese, ku në stadiumin e Çairit të dielën me fillim në ora 17:00, do të përballet me ekipin Masfoot Club nga Emiratet e Bashkuara Arabe. /Portalb.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button