Kryqi i Kuq: Janë grumbulluar mbi 31 milionë denarë në Fondin e solidaritetit

Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë në konferencën e sotme për media bëri të ditur se deri dje janë grumbulluar 31.570.576 denarë në llogarinë e Fondit të solidaritetit dhe 3.069.400 denarë me thirrje të telefonave, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas Sekretarit të Përgjithshëm të Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë, Sait Saiti aksioni për grumbullimin e mjeteve për popullatën e prekur nga përmbytjet në rajonin e Shkupit do të zgjasë deri më 22 gusht, me çka do të bëhet analizë e dinamikës së pagesave, duke shtuar se do të vlerësohet nëse do të vazhdohet edhe më tej me aksionin ose do të bëhet seksion dhe do të nisin me ndarjen e mjeteve për familjet nga rajonet e rrezikuara.

“Bëjmë dallim nga kompensimi. Ne japin ndihmë për popullatën. Ajo do të bëhet pasi të jenë të gatshme të gjitha listat nga vlerësimi i bërë për dëmin që ka ndodhur. Duhet patjetër të kemi instrument ose moment nga i cili do të nisemi që të bëhet distribuimi. Nuk mund në një situatë kur ende ne nuk e dimë sa është numri i familjeve të cilat janë prekur nga vërshimet të kryejmë ndarjen e mjeteve”, theksoi Saiti.

Ai potencoi se deri më tani janë ndarë 28.250 pako me ushqime (një pako dedikohet për katër persona), 21.000 vakte në ditë, 9.700 vakte të ngrohta, 1.948 ushqime të konservuara, 17.619 litra qumësht, 15.422 litra jogurt, 4.538 pako me pajisje higjienike, 683 pako për foshnja, 265 ton ujë, 746 pako pelena, 556 dyshekë, 4.392 batanije, 600 kilogram veshje, 734 copë çizme, 332 litra dezintal, 98 sasi ndërtimore, 126 lopata, 1.036 maska.

Gjithashtu është ofruar ndihma e parë në 156 raste nga ana e ekipeve të Kryqit të Kuq.

Nga Kryqi i Kuq apelojnë që të donohet: ushqim i konservuar, ushqim për foshnja dhe pelena, mjete higjienike, mjete për dezinfektim, lopata, çizme të gomës, kove, dorëza të gomës, peshqirë, pelena për të rritur, qese plastike për mbeturina.

Ndihma mund të dorëzohet në magazinat e Kryqit të Kuq në Momin Potok dhe në Shkollën fillore “Naum Naumovski-Borçe”-Shkup nga ora 8 deri në ora 18:00.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button