Grabiten 240 litra derivate nafte nga kamionë në qarkoren në Stajkovcë

Policia dje ka regjistruar një grabitje të rëndë dhe dy grabitje të tjera në Stajkovcë, Creshevë dhe Ekonomi, vende të goditura nga vërshimet.

Sipas njoftimit nga policia, grabitja e rëndë është bërë në qarkoren e Stajkovcit, ku autor i panjohur me përdorimin e një mjeti të fortë i ka hapur rezervuarët e tre automjeteve të transportit, pronë e “Ilinden SHA” Strugë, ku ka marrë 240 litra derivate nafte.

Në fshatin Creshevë nga oborri janë vjedhur nëntë shufra hekuri me gjatësi prej 12 metrash për copë, 210 tela prej hekuri, derisa në Ekonomi (Hasanbeg) gjithashtu nga oborri është marrë një celular. Ndërmerren masat për gjetjen e autorëve dhe për pastrimin e plotë të veprës penale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button