Ja sa votues kontestues janë paraqitur deri më tani në KSHZ

Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) njofton se qytetaret që ndodhen në listën e votuesve kontestues kanë vazhduar të paraqiten në hapësirat e KSHZ-së, ose nëpërmjet ueb – aplikacionit, njofton Portalb.

Deri në ditën e sotme në ora 12:00, mundësinë për paraqitje e kanë shfrytëzuar gjithsej 6894 qytetarë. Nga këto, personalisht janë paraqitur në departamentet zonale dhe hapësirat e KSHZ-së ose në zyrat plotësuese 3015 qytetarë, ndërkaq në mënyrë elektronike janë paraqitur 3969 qytetarë.

Përndryshe, KSHZ në ueb-­faqen e vet ka www.sec.mk, publikuar linkun “Kontrollo dhe paraqitu” përmes të cilit qytetarët mund të qasen drejt listës me votues kontestues dhe menjëherë afër tij të gjejnë kërkesën elektronike për rregullim të së drejtës votuese. Në këtë link mund të gjenden edhe informata se sa persona janë paraqitur në KSHZ, e të cilët kanë qenë në listën me të dhëna kontestuese.

Javën e kaluar filloi fushata mediale përmes së cilës KSHZ u bën thirrje qytetarëve të kontrollojnë dhe nëse janë në listë të paraqiten tek ata. Sonte në mesnatë skadon afati për paraqitje në KSHZ.

Edhe një mundësi për paraqitje qytetarët do të kenë gjatë kohës së kontrollimit publik para zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, që pritet të mbahen deri në fund të vitit 2016.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button