Arabia Saudite ndalon “driftin”

Qeveria e Arabisë Saudite është duke përpiluar ligje të reja që ndalojnë ngasjen e rrezikshme të veturave në rrugët publike.

Arab News raportohet se sipas ligjeve të reja, kapja e parë nga policia dënon ngasësit me konfiskim të veturave për një muaj dhe një gjobë në vlerë prej 2,600 dollarë. Kurse kapja e dytë nënkupton konfiskim të veturës për tre muaj dhe dyfishim i gjobës, por në raste të caktuara ata dënohen edhe me burgim në periudhën prej 6 deri në 16 muaj.

Dhe kapja e tretë parasheh konfiskim të veturës për një periudhë më të gjatë kohore (1-5 vjet) dhe do t’u duhen të paguajnë gjobën prej 10,600 dollarë. Por nuk do të shpëtojnë aq lehtë as bashkudhëtarët dhe shikuesit e këtyre ngasjeve të rrezikshme, pasi për ata parashihet një gjobë minimale prej 500 dollarëve.

Lajme të ngjashme

Back to top button