Barcelona deklason Sevillan, fiton Superkupën (VIDEO)

Është Barcelona fituese e Superkupës së Spanjës. Katalanasit mposhtën Sevilla në dy ndeshje, 3-0 në “Camp Nou” dhe 2-0 në “Sanchez Pizujan”, një javë më parë. Barça e gjeti golin e sigurisë pas vetëm dhjetë minutash lojë kur Lionel Messi dha një pasim të shkëlqyer për Arda Turan, autor i golit të avantazhit.

Lionel Messi dhe Andre Gomes i shkuan pranë golit të dytë, por në pjesën e parë, mundësinë më të mirë për shënim e pati Sevilla, e cila fitoi një 11-metërsh, por e shpërdoroi me Iborra, goditja e të cilit u prit nga portieri Claudio Bravo. Në minutën e fundit të pjesës së parë, Sevilla goditi edhe traversën me anë të Ben Yedder.

Lionel Messi shënoi golin e tretë për Barcelonën Barcelona e gjeti golin e dytë, sapo nisi fraksioni i dytë i lojës, sërish me anë të Arda Turan. Mesfushori turk befasoi portierin Sergio Rico, i ndihmuar edhe nga devijimi i Gonzales. Në minutën e dhjetë të pjesës së dytë, Lionel Messi shënoi golin e tretë për Barcelonën, me një goditje të saktë me kokë, pas krosimit të ardhur nga Digne.


All Goals – Barcelona 3-0 Sevilla – 17-08-2016… by AllGoals1234

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button