Ankaraja i kërkon sqarime Berlinit lidhur me platformën islamike

Ankaraja i kërkoi sot Berlinit të sqarojë etiketimin ndaj Turqisë, se kjo e fundit është një platformë qëndrore për grupimet islamike.

Kjo kërkesë për sqarim u bë pasi shtypi gjerman publikoi një dokument konfidencial të qeverisë.

“Akuzat janë një dëshmi tjetër e qëndrimit të një anshëm, që ka për qëllim të demoralizojë vendin tonë, duke synuar presidentin dhe qeverinë tonë”, deklaroi sot Ministria e Jashtme turke.

Në deklaratën e saj, ministria i kërkoi Gjermanisë të japë sqarime lidhur me komentet.

Dokumenti zyrtar, i publikuar nga televizioni shtetëror ARD, thotë se, ”Islamizimi i politikës së brendshme dhe të jashtme të Turqisë e ka bërë vendin një qendër për grupet islamiske”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button