Ban Ki-mun paralajmëroi për katastrofë të paparë humanitare në Alepo

Sekretari i përgjithshëm i KB-së, Ban Ki-mun paralajmëroi për katastrofë deri tani të paparë humanitare në Alepo dhe i bëri thirrje Rusisë dhe SHBA-së të arrijnë shpejt një marrëveshje për ndërprerjen e zjarrit në qytet dhe në vendet e tjera nëpër Siri, transmeton BTA.

“Në Alepo ka rrezik që të bëhemi dëshmitarë të katastrofës deri tani të paparë pas pesë viteve të gjakderdhjes dhe vuajtjeve në konfliktin sirian”, thekson Ban në raportin e tij mujor për Sirinë, adresuar në Këshillin e Sigurisë të KB-së.

Ai rikujton se beteja për territore dhe resurse në Alepo zhvillohet me sulme ndaj lagjeve të banuara.

Sekretari gjeneral rikujtoi gjithashtu edhe përdorimin e napalm bombave, që deri më tani morën jetën e qindra civilëve, në mesin e tyre edhe dhjetëra fëmijë.

Ban e përsëriti thirrjen e KB-së për një armëpushim së paku prej 48 orëve në Alepo, që të mund të dërgohet ndihma e nevojshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button