I dyshuari i dytë i rastit “Fortesa” do të merret në pyetje në Prokurorinë Speciale

Shefi i kabinetit të ish drejtorit të DSK-së, Sasho Mijallkov, Toni Jakimovski, si i dyshuari i dytë në mesin e pesë të dyshuarve në rastin “Fortesa” të Prokurorisë Speciale, sot do të jep dëshmi në PSP, njofton Portalb.

Jakimovski është edhe njëri nga 56 personat e aboluar nga presidenti, Gjorge Ivanov, i cili tani e ka tërhequr. Për të njëjtin, PSP, ka kërkuar nga Gjykata që t’i shqiptohet masë kujdesi dhe marrje të dokumenteve udhëtues, por Gjykata Penale e ka refuzuar këtë kërkesë.

Prokurorja speciale, Katica Janeva, të hënën kumtoi se periudhën që vijon në PSP do të rritet frekuentimi i personave që do të thirren në lidhje me lëndët që po i udhëheqë Prokuroria.

Në deklaratën me shkrim theksohet se nuk do të zbulohen detaje për shkak sekretit të procedurës paraprake.

“Në periudhën e ardhshme do të ketë frekuentim më të madh të personave në PSP. Në përputhje me Ligjin për procedurë penale, personat që do të thirren gjatë kësaj periudhe do të jenë në dobi, me njohurit e tyre, për sqarimin e rrethanave të procedurave që janë të hapura. Procedurat u referohen përgjimeve të publikuara dhe të papublikuara deri më tani. Për shkak fshehtësisë së procedurë parahetimore, detaje tjera nuk do të zbulohen”, ka deklaruar Janeva, transmeton Portalb.

Përndryshe, lënda “Fortesa”, ka të bëjë me shkatërrimin e dy sistemeve, që sipas PSP-së, janë kryer përgjimet e paligjshme dhe si pasojë e shkatërrimit të tyre, buxhetit të shtetit i janë bërë dëm 10 milionë euro.

Në këtë lëndë janë të përfshirë 5 persona zyrtarë në mesin e tyre edhe ish ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankulloska dhe dy eprorë në DSK, të cilët kanë keqpërdorur detyrën zyrtare duke shkatërruat pajisjet me te cilët kanë përgjuar në mënyrë të paligjshme. /Portalb

LEXO:

Rasti “Fortesa” – Jankulloska dhe katër persona, të dyshuar për shkatërrim të mjeteve për përgjim

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button