Aksidentohet nënkryetarja e LSDM-së, Radmilla Sheqerinska: Është në gjendje të mirë shëndetësore
Nënkryetarja e LSDM-së, Radmilla Sheqerinska, sot ka pasur aksident trafiku, në vendbanimin “Mërzenci” të Gjevgjelisë. Ajo në veturë ka qenë bashkë me prindërit e saj, ndërkaq ashtu siç njoftojnë nga partia, ata janë në gjendje të mirë shëndetësore, njofton Portalb.
“Një veturë, e cila e ka arritur kamionin në vend të palejuar në rrugë, ka kaluar në anën të tjetër të rrugës dha e ka goditur një veturë private, në të cilën ka qenë duke udhëtuar nënkryetarja e LSDM-së, Radmilla Sheqerinska, bashkë me prindërit e saj. Sheqerinska dhe bashkudhëtarët janë në gjendje të mirë shëndetësore”, thuhet në kumtesën e LSDM-së. /Portalb