Në selinë e VMRO – DPMNE-së në Manastir mund të hyhet vetëm pa telefon celular

Në selinë e re të VMRO – DPMNE-së në Manastir nuk mund të hyhet dhe të mbahet telefon celular me vete. Në derën e hyrjes qëndron njoftimi se kërkohet nga anëtarët e partisë që përpara hyrjes të dorëzohen telefonat celular te shërbimi i selisë, transmeton Portalb.

Në pyetjen se a frikohen anëtarët e partisë nga sigurimi i inçizimeve, zëdhënësja e selisë së VMRO – DPMNE-së të Manastirit, thotë se “paralajmërimi ende do të qëndrojë në derë dhe se partia do të funksionojnë atë mënyrë”.

Muajin e kaluar Komiteti Komunal i VMRO – DPMNE-së të Manastirit u transferua në qendër të Manastirit. Atëherë, Markovksi gazetarëve u premtoi informata për atë se sa partia në pushtet ka harxhuar për selinë e re. Megjithatë, deri më tani, nuk ka kurrfarë informata për shumën të cilën e ka paguar selia për komitetin e ri.

“Nuk ka ende informata për atë se sa para kanë kushtuar hapësirat e selisë së re. Nuk mund të them asgjë në lidhje me këtë”, thotë Markovsa. /Portalb

Selia e VMRO - DPMNE-së në Manastir
Selia e VMRO – DPMNE-së në Manastir

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button