Shega jua forcon imunitetin

Fatkeqësisht shegën e harrojmë shumë shpesh. Mbahemi me disa fruta klasike. Por, gabojmë. Shumicën prej tyre shega i mund për nga dobitë që sjell. Një shegë mund të ketë edhe 800 fara të vogla, e ato janë tepër të pasura me antioksidues, madje më shumë edhe se vera e kuqe dhe çaji i gjelbër. Kësaj i bashkohet edhe vitamina B, C, kalciumi, fosfori.

Përveç asaj që e ngadalësoni plakjen e organizmit, i mbroni veshkat dhe mëlçinë, shega është treguar e mirë edhe për arterosklerozën. E ul nivelin e kolesterolit të keq dhe rrezikun nga dëmtimi i rruazave të gjakut. Rekomandohet pirja e lëngut të shegës gjatë ndonjë gripi apo ftohjeje, pasi e forcon imunitetin. Përveç kësaj, ajo e zbut edhe diarrenë dhe astmën. Nëse keni problem gjatë menstruacioneve shega mund t’ju ndihmojë.

Përziejeni lëngun e shegës me një lugë të vogël kanellë dhe mjaltë dhe pijeni përditë. Për të përgatitur një ushqim të shëndetshëm me shegë, ju nevojiten këta përbërës: 4 filxhanë rukollë, gjysmë filxhani kokrra shege, 3 lugë vaj ulliri dhe dy lugë uthull balsami. Në një enë të madhe përziejini rrokullat dhe shegën. Shtojani vajin e ullirit dhe uthullën dhe përziejini mirë. Më pas është i gatshëm për konsumim.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button