HTC së shpejti me Desire 10 Pro dhe Desire 10 Lifestyle

HTC mund të njihet më së miri për telefonat e rangut më të lartë sikurse HTC 10, mirëpo pajisjet më fitimprurëse janë ato të nivelit mesatar.

Sipas disa spekulimeve të reja, kompania po punon në prodhimin e një modeli të ri që do të dominojë tregun e rangut mesatar dhe e cila do të njihet si HTC Desire 10.

Për herë të parë, HTC Desire 10 është njohur përmes një publikimi nga Evan Blass i cili ka publikuar koston e pajisjes.

Tani, thashethemet e reja spekulojnë se pajisja do të vijë në disa variante, të njohura si HTC Desire 10 Pro dhe HTC Desire 10 Lifestyle.

Sipas Blass, telefoni do të përfshijë ekranin 5.5” me rezolucion prej 720×1,280 së bashku me dizajnin metalik të artë.

Specifikat tjera përfshijnë procesorin Qualcomm Snapdragon, kamerën 13MP, RAM memorien prej 2GB dhe hapësirën ruajtëse me variante prej 16 dhe 32 GB.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button