Në Turqi rritet numri i turistëve nga Shqipëria, Rumania, Ukraina dhe Izraeli

Interesi i turistëve nga Shqipëria, Ukraina, Izraeli, Azerbajxhani dhe Rumania ndaj Turqisë, ka vazhduar të rritet pavarsisht tentativës për puç më 15 korrik nga Organizata Terroriste Fetullahçı (FETÖ), raporton Anadolu Agency (AA).

Numri i turistëve të ardhur drejt Turqisë nga shumë vende pas tentativës për puç të përjetuar në muajin korrik ka shënuar ulje në krahasim me periudhën e njëjtë të një viti më parë, ndërsa tek turistët e Ukrainës ka shënuar rritje.

Sipas informacioneve që gazetari i AA-së ka përpiluar, mësohet se numri i turistëve të ardhur në Antalya nga Ukraina në muajin korrik ka qenë 120.382 duke shënuar një rritje me 101 për qind. Kjo shifër në krahasim me korrikun e vitit të kaluar ishte në nivelin e 59.867 turistë.

Rritje për muajin korrik ka shënuar edhe numri i turistëve të ardhur nga Izraeli, Azerbajxhani, Shqipëria dhe Rumania. Numri i turistëve të ardhur nga Izraeli ka patur një rritje me 86 për qind, numri i turistëve nga Azerbajxhani 40 për qind, numri i turistëve nga Shqipëria 24 për qind dhe numri i turistëve nga Rumania 2 për qind.

Ndërsa mësohet se numri i turistëve të ardhur nga vendet e tjera në Antalya ka shënuar rënie.

Ndër të tjera bëhet e ditur se numri i turistëve ukrainas të cilët kanë vizituar qytetin Muğla nga 10.882 për periudhën e vitit të kaluar është rritur në 24.680 duke shënuar një rritje me 126 për qind.

Gjithashtu rritje është shënuar edhe në numrin e turistëve ukrainas të ardhur në Antalya për 7 muajt e parë të vitit, të cilët me një rritje prej 88 për qind kanë arritur në 316.644 turistë nga 168.378 që ka qenë vitin e kaluar.

Zyrtarët e Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit kanë theksuar se numri i turistëve të ardhur vitin e kaluar nga Ukraina ka qenë rreth 700 mijë dhe se deri në fund të viti 2016 pritet që numri i turistëve ukrainas të arrijë në 1 milion.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button