Pas ultimatumit të Erdogan, Joe Biden më 24 gusht vizitë në Ankara

Pak ditë pasi presidenti Rexhep Taip Erdogan dha ultimatumin se Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të zgjedhin mes Ankarasë dhe Fetullah Gylen, zëvendës presidenti Joe Biden në 24 gusht do të jetë në Turqi. Lajmi konfirmohet nga kryeministri turk Binali Yildirim.

Ky është takimi i parë zyrtar mes dy vendeve pas tentativës për grusht shteti të ndodhur në 15 korrik. Marrëdhëniet mes dy vendeve kanë qenë të tensionuara pasi Ankaraja kërkon nga Washingtoni ekstradimin e klerikut Gylen i akuzuar si ideatori i grushtit të Shtetit . Sipas mediave turke në qendër të bisedimeve do të jetë pikërisht çështja Gylen.

Edhe pse Ankaraja ka kërkuar zyrtarisht ekstradimin e klerikut, SHBA kanë mohuar një gjë të tillë pasi sipas tyre nuk prova të mjaftueshme që Gylen ka qenë i përfshirë në puçin e shtetit, transmeton Shqiptarja.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button