Një qytetar i Prilepit dyshohet për prodhim dhe distribuim të pornografisë së fëmijëve

­ Prokuroia themelore publike ­ Prilep filloi procedurë kundër një qytetari të Prilepit, 30 vjeçar i cili dyshohet për vepër penale “Prodhim dhe distribuim të pornografisë së fëmijëve”, transmeton MIA.

Sipas kallëzimit penal të dorëzuar nga MPB­ja ­ Stacioni policor Prilep, për personin ekziston dyshim bazë se nga gjysma e dytë e vitit 2012 deri më 10 gusht të këtij viti përmes sistemit kompjuterik ka furnizuar dhe ka poseduar për vete pornografi të fëmijëve.

Qytetari nga Prilepi në rrjetin social Fejsbuk ka regjistruar profil të rremë me emër të rrejshëm, në të cilin në ballinë ka vendosur fotografi të një vajze nga Republika e Kroacisë, si gjoja shfrytëzuese, Përmes këtij profili ka realizuar kontakte elektronike me fëmijë. Me këtë rast i ka joshur që të fotografohen me veshje të brendshme dhe fotografitë e bëra t’ia dorëzojnë përmes komunikimit elektronik.

Prokurori kompetent publik deri te gjykatësi i procedurës paraprake pranë Gjykatës themelore në Prilep ka parashtruar Propozim për përcaktimin e masës së paraburgimit për të dyshuarin. Gjykatësi i procedurës paraprake e ka pranuar propozimin dhe të dyshuarit i caktoi paraburgim në kohëzgjatje prej 30 ditëve. fb/ab/13:11

 

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button