Peshkaqeni 400 vjeçar, më i vjetëri në botë

Shkencëtarët thonë se peshkaqenët më të vjetër në botë janë ata që gjenden të Greenland, shkruan BBC.

Ata kanë përcaktuar moshat e 28 kafshëve, duke përdorur karbon radioaktiv dhe me këtë rast zbuluan se një nga ta ishte i vjetër rreth 400 vjeç.

Studimi i publikuar në revistën Science, transmeton kp, bën të ditur se këta peshkaqenët rriten me vetëm 1 cm në një vit dhe pjekurinë seksuale e arrijnë rreth moshës 150 vjeç, transmeton Koha.net

Shkencëtari kryesor në këtë studim ka thënë se të gjithë ishin të befasuar për jetëgjatësinë e këtij peshkaqeni.

Njëkohësisht ky peshkaqen ka thyer edhe rekordin e jetëgjatësisë, të cilin e mbante një balenë 211 vjeçare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button