Një tërmet i fuqishëm godet rajonet në afërsi të ishujve Vanuatu dhe New Caledonia

Një tërmet me fuqi prej 7.2 ballë sipas Rihterit ka goditur rajonin në afërsi të ishujve Vanuatu dhe New Caledonia, në Paqësor, raporton Anadolu Agency (AA).

Qendra e SHBA-së për Hulumtime Gjeologjike (USGS) njoftoi se epiqendra e tërmetit ka qenë 109 kilometra nga ishulli New Caledonia, në thellësi prej dhjetë kilometrave.

Nga tërmeti nuk ka të vdekur as të lënduar, ndërsa autoritetet lajmëruan se nuk ka rrezik nga cunami.

Rajoni është pjesë e “Unazës së Zjarrtë të Pacifikut”, e cila shpesh herë goditet nga tërmetet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button