N A N A

Ti s’ikën dot prej meje NANĒ. Ti je shpirti im, unē jam shpirti Yt.

Ti je Ajo qē nuk mund tē jetē askush tjetēr. Je drita e syve, bota, fryma dhe rrota e jetēs, ylli prijēs, pjesa dritē e universit.

Ti je dashuria qē vazhdon, malli qē zhurit, dhembja qē s’pakohet, ēndrra qē nuk soset, kujtimi qē nuk tretet, kandili qē nuk shymet, lindja dhe shkēlqimi diellor, kuptimi i tē qenmit. Ti je gjithēsia ime.

Ti je Ajo qē ishte, Ajo qē ēshtē, Ajo qē do tē jetē pērjetesisht, pambarimisht, pafundēsisht. Ti je pērlindja e pērhershme.

Ti je engjēlli mbrojtēs, vitorja e shtepisē, kulmi i votrēs, oxhaku qē tymon, sofra me njerēz, zēri mjaltē i foshnjēs, ninulla qē rrit jetēn.

Ti je muza e hapit tim – burim drite, reze shprese, vesē lulesh, cicērimē zogjsh… Ti je ajri, uji dhe buka e jetēs.

Ti je dora e zgjatur e Krijuesit, perkēdhelja kuptimplote e Tij, pranvera e pērhershme, porta e hapur, prehēri i ngrohtē, gjiri qē  mēkon, melhemi pēr plagē… Ti je dhembshuria dhe mēshira e Zotit.

Ti je zjarr i ndezur shpirti – dashuria e pakusht, mirēsia pa kufij, borxhi qē nuk kthehet, loti qē pērvēlon, malli qē terr. Ti je shtojzovalle prej vērteti.

Ti je simbol universi – toke, deti, qielli e parajse, metaforē ardhjesh dhe ikjesh nē pērjetesi. Ti je gjuha, gjaku, fryma dhe palca e ashtit tim.

Ti je blerimi pranveror, qetēsia dhe paqa hyjnore, puhia qē ledhaton petalet e shpirtit, bebza e syrit. Ti je shtegu diellor i jetēs.

Ti je fjala e parē dhe e fundit, gjuha mē e kuptueshme, shikimi mē domethēnēs, udha mē e hapur, streha mē e sigurt, shtrati mē i ngrohtē, pērqafimi mē i ēmbēl, loti mē bilur, urata mē e pērshpirtshme. Ti je tempull parajse.

Ti je pranvera me lule, vera e bukēs sē pjekur, vjeshta e hambarēve tē mbushur. Ti je borēbardha e gjithē fēmijērive tē mia.

Ti je bilioteka me libra pa fund. Ti je margaritari qē ia mēsojmē vleren mirēfilli ateherē kur s’e kemi.

Ti je Ajo qē thoje: Njeriu pa marre mos rroftē! Kur tē rrēzohesh ngrihu vetē! Duaji miqtē si veten tēnde!…

Ti je rapsodja e Urēs sē detit…, baladēs pēr besēn e dhēnē, kēngē-vajit tē nizamit… Ti je mēmēdheu i muzēs dhe frymēs sime tē lirē.

Ti je princesha, mbretēresha, hyjnesha tē cilēs i pērulem.

Ti je emri i parē qē thirra, emri i bramē qē dua tē thirr.

Ti je e dashura, e madhja, e shenjta, e vetmja, e kudondodhshmja, e paharrueshmja…

Ti je Ajo qē lind dhe nuk vdes kurrē.

Ti je NANA ime.

Shkrimi është shkruar enkas për Portalb.mk. Të drejtat e publikimit i kanë vetëm ©Portalb.mk dhe autori, sipas marrëveshjes mes tyre.

Lajme të ngjashme

Komentet

  1. Asnjëherë nuk kam lexuar një shkrim më fantastik. Të dhimbshëm. Me emocione madhështore. Ngushëllime. Këto shprehje dhembjeje kolosale i kuptojnë më mirë ata që edhe vetë kanë humbur prindërit, si që është për shembull rasti im. Me rastin e vdekjes së nënës time unë shkrova: “Nëna ime e dashur, më merr shumë malli për ty. Ndiej shumë mungesën tënde. Dhe çdo gjë që ke bërë për mua…”

  2. Thjesht e bukur.Ajo ska ikur miku im.Ne cdo hap, ne cdo regëtimë, ne cdo fryme tenden qenka me ty. AJO eshte Zoti ne toke. Pac jeten e gjate i nderuar

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button