Ja retorika e partisë në pushtet për të ikur nga përgjegjësia

As që duan të dëgjojnë për përgjegjësi, qoftë politike apo penale, për katastrofën që ndodhi në Shkup dhe rrethinë, nga partia e VMRO-DPMNE-së që janë pjesë e pushteti. Këtë e dëshmoi sot edhe deputeti- i po të njëjtës parti, Ilija Dimovski, transmeton Portalb.

Është jocivilizuese dhe e papërgjegjshme tash të flitet për përgjegjësi politike. Kështu është përgjigjur në pyetjen gazetareske Dimovski.

“Është ky konteksti për të cilin them se është jocivilizues dhe i papërgjegjshëm në këto moment. Mendoj se më shumë duhet të diskutojmë  në këto moment se si t’u ndihmojmë njerëzve, ka kohë gjithmonë që të diskutohet edhe për atë”, është përgjigjur Dimovski, duke porositur që as seanca e jashtëzakonshme e thirrur për vërshimet të mos politizohet.

Ndryshe, për redaksinë e lajmeve Portalb.mk, çështjen e përgjegjësisë penale dhe politike e ka sqaruar profesori universitar Osman Kadriu.

Sipas tij çështja e përgjegjësisë penale është një kualifikim i lartë i përgjegjësisë. Prandaj, duhet në kuadër të veprimeve të çdo institucionit të vlerësohet vallë a janë të përfshirë elementet e veprave konkrete penale.

“Natyrisht, kërkohet një analizë shkencore juridike profesionale për të ardhur deri të ai përfundim. Mirëpo, ajo që është tash për tash e pashmangshme është përgjegjësia politike- morale. Është fakt se institucionet nuk kanë reaguar në kohë, që ta rregullojnë çështjen e infrastrukturës- kanalizimin dhe çështjet tjera. Në ato lagje, konform konfiguracionit të vendit është dashur me kohë të sigurohet një mur mbrojtës, kjo nuk ka ndodhur dhe prandaj janë paraqitur këto dukuri negative me pasoja të rënda. Përgjegjësia e institucioneve është e patjetërsueshme”, tha për Portalb profesori Osman Kadriu.

Profesori është mendimit se Qeveria është kompetente dhe duhet ta shtron në rend dite përgjegjësinë e institucioneve.

Kadriu porositë që prej tani organet që janë kompetente duhet t’i ndërmarrin masat, sepse këto dukuri elementare mund të paraqiten edhe në të ardhmen.

Ekspertë të arkitekturës, pylltarisë, menaxhimit me kriza dhe gjeografë kanë deklaruar se institucionet duhet të mbajnë përgjegjësi për viktimat dhe dëmet në njerëz./Portalb

Lexo: Kush duhet të mbajë përgjegjësi penale për humbjen e jetëve?

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button