Cvetkov: Dëmshpërblim për të gjitha sipërfaqet e vërshuara bujqësore

­ Të gjitha sipërfaqet bujqësore pa dallim nëse janë evidentuar ose nuk janë evidentuar në regjistrin tonë do të dëmshpërblehen. Ne si Qeveri dhe Ministri e Bujqësisë për të gjithë atë që u është bërë si dëm me këtë katastrofë do të dëmshpërblehen, deklaroi sot ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Mihail Cvetkov.

Ministri Cvetkov sot bëri ekspertizë në punën e komisioneve të formuara për vlerësimin e dëmeve nga moti i ligë në fshatin Stajkovc.

“Duke e pasur përvojën me vërshimet të cilat ishin në vitin 2015 ne bëmë ndryshime në Ligjin me të cilin mundësohet të dëmshpërblehen të gjitha sipërfaqet bujqësore. Komisionet për vlerësim janë në terren dhe punojnë me kapacitet të plotë. Diku për njëzetë ditë duhet të përfundojë kjo punë”, deklaroi Cvetkov. Përkujtoi se si komisionet do t’i përpunojnë të dhënat ato do t’i jepen Qeverisë dhe të njëjtat do të paguhen nga agjencia pagesore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button