Erdogan: 15 korriku është dita e çlirimit për të gjithë

Si pasojë e zjarrit në jug të Francës janë djegur të paktën 2 mijë hektarë zonë pyjore. Në lagjen Vitrolles të Marseilles 8 mijë persona kanë qenë të ndikuar nga zjarri ndërsa një mijë persona që ishin në rrezik janë evakuuar, raporton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Brendshme e Francës më parë deklaroi se si rezultat i zjarreve të cilat shpërthyen dje në Maerseille dhe në shumë zona përreth saj shkaktoi plagosjen e 6 personave nga të cilët dy prej tyre në gjendje të rëndë.

Një përfaqësues i zjarrëfikësve tha se zjarri që shpërtheu dje dhe që u përhap deri në orët e mbërmjes doli jasht kontrollit në orët e mesnatës.

Ministri i Brendshëm francez, Bernard Cazeneuve pasi mbërriti në rajon në orët e mbrëmjes njoftoi se për ndërhryrjen kundër zjarrit janë mobilizuar 800 forca të ekipeve zjarrfikëse dhe 400 pjesëtarë të xhandarmërisë.

Ndër të tjera është njoftuar se si pasojë e zjarrit i cili ka qenë më efektiv në lagjen Vitrolles të Marseilles janë djegur plotësisht 25 shtëpi, janë evakuuar 1 mijë persona si dhe janë ndikuar nga zjarri afërsisht 8 mijë persona të tjerë.

Si pasojë e zjarrit mësohet se pjesa e kargos dhe e ardhjeve në aeroportin Marignane të Marseilles janë mbyllur ndërsa avionët janë transeruar për në aeroportet në Lyon dhe në Nice.

Gjithashtu si pasojë e zjarrit është mbyllur edhe autostrada A8 e cila lidh Marseille me Lyon si dhe treni i shpejtë me 200 persona ka qenë i detyruar të ndalet në afërsi të Aix-en-Provence.

Ndërsa zyrtarët kanë bërë të ditur se zjarri në rajonet Istres, Fos-sur-Mer ve Coudoux është vënë nën kontroll.

Zjarri i përhapur në Marseille dhe zonat rreth tij thuhet të jetë zjarri më i madh pas vitit 2000.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button