EVN: Vendbanimet më të prekura nga stuhia e madhe në rajonin e Shkupit fitojnë energji elektrike

“Ekipet e kompanisë EVN Maqedoni i vënë nën tension trafostacionet në fshatrat Stajkovë, Smillkovë, Inxhikovë, Hasanbeg, Ekonomi si dhe lagjet Çento, Ilinden e lagjet e tjera. Është duke u kyçur trafostacion pas trafostacioni dhe konsumator pas konsumatori me qëllim që të shmangen pasojat e padëshiruara për jetën dhe pronën e qytetarëve”, njoftojnë nga EVN.

Ata apelojnë që qytetarët t’i vënë në pozitën e poshtme siguresat nëse kanë borde të reja elektrike të kateve ose t’i heqin siguresat nëse kanë llojin e vjetër të bordeve elektrike të kateve.

“Kjo duhet të respektohet për t’u shmangur pasojat e padëshiruara për shkak se muret dhe aparatet elektrike e kabllot në shtëpitë ende janë të lagura. Për t’u shmangur fatkeqësitë e këtij lloji, qytetarët të mos bëjnë asgjë kokë më vete dhe të jenë në koordinim të plotë me ekipet e kompanisë EVN Maqedoni”, thuhet në kumtesë.

“Pjesa e vendbanimeve ku nuk kishte përmbytje të mëdha është tashmë nën tension, përveç rrugëve të caktuara ku telat dhe trafostacionet janë ende nën ujë. Në rajonin kritik nën tension janë mbi 10.000 konsumatorë. Pa tension mund të mbeten vetëm vendet ku nuk është e sigurt që të lëshohet tensioni dhe konsumatorët të cilët vetë nuk duan të kyçen derisa nuk e riparojnë instalimin e brendshëm. Punohet në mënyrë intensive edhe në rregullimin e ndriçimit rrugor në zonat kritike për ekipet të cilat pastrojnë mbeturinat dhe ujin nga shtëpitë dhe rrugët në mënyrë që të mund të punojnë edhe gjatë orëve të natës”, shtojnë nga EVN.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button