Republikanë të njohur bënë thirrje që të mos votohet Trump

Pesëdhjetë ekspertë të shquar të sigurisë së Partisë republikane, në mesin e së cilëve edhe ish-drejtori i CIA-s, e cilësuan kandidatin e republikanëve për zgjedhje presidenciale në SHBA, Dolad Tramp si jokompetent, ta udhëheq vendin dhe vlerësuan se ai do të ishte “presidenti më i papërgjegjshëm në historinë e Amerikës”.

“Z. Tramp nuk ka karakter, vlera dhe përvojë të jetë president. Ai është duke e ulur autoritetin e SHBA-së si lider i botës së lirë. Atij siç duket i mungojnë njohuritë kryesore dhe besimi në Kushtetutë, ligjet dhe institucionet e SHBA-së, duke u përfshirë edhe ato për tolerancë fetare, lirinë e shtypit dhe gjyqësinë e pavarur”, theksohet në letrën e hapur të publikuar në gazetën “Nju-jork tajms”, të nënshkruar prej ish të punësuarve në sferën e sigurisë.

Në mesin e tyre janë edhe ish-drejtori i CIA-s, Majkëll Hejdën, i cili e udhëhoqi edhe Agjencinë për siguri nacionale, ish-ministri i Sigurisë së brendshme, Majkëll Çertof, ish-drejtori i zbulimit nacional Xhon Negroponte, ish-kryetar i Bankës botërore dhe ish-zëvendëssekryetari, Robert Zelik.

“Asnjëri prej nesh nuk do të votojë për Donald Tramp. Nga pikëpamja e politikës së jashtme të Donald Trampi nuk është kompetent të jetë president dhe kryekomandant. Ne jemi të bindur se ai do të mund të jetë president i rrezikshëm dhe do ta vë në rrezik sigurinë nacionale”, thuhet në deklaratë.

Në mesin e të tjerëve, të cilët e kanë nënshkruar letrën janë edhe ish-nëpunës të lartë në Departamentin shtetëror, Pentagoni dhe Këshilli për siguri nacionale. Në mesin e tyre ka njerëz, të cilët kanë punuar në planet dhe realizimin e invazionit amerikan në Irak në vitin 2003, që u kritikua ashpër nga Trampi.

Tramp reagoi ndaj letrës, duke i quajtur ata të cilët e kanë nënshkruar “elitë të dështuar të Uashingtonit”, e cila “meriton të akuzohet se botën e kanë bërë vend më të rrezikshëm për jetesë”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button