Vuçiq thotë se vetëm me dialog zgjidhen çështjet me Kosovën

Mandatari për formimin e qeverisë së Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili po paraqet ekspozenë para deputetëve të këtij vendi mbi çështje që do të jenë fusha të veprimit të qeverisë së tij, ndër të tjera tha se Serbia do të vazhdojë dialogun me Kosovën, transmeton koha.net.

“Kur të jetë më së vështiri, në këtë dialog do të marr pjesë personalisht edhe unë”, tha para deputetëve Vuçiq.
Ai tha po ashtu se dialogu është e vetmja mënyrë për përparimin e raporteve me Kosovën dhe “orienton mundësitë e prosperitetit të vendit”, u shpreh Vuçiq.

Marrëdhëniet në territorin e Ballkanit Perëndimor tani varen nga raportet midis serbëve shqiptarëve, si popujt më të mëdhenj në rajon, u shpreh para deputetëeve të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, transmeton Koha.net raportimin e medieve të Beogradit.

Ai tha se qeveria e tij do të punojë për ndërtimin e marrëdhënieve të mira me shqiptarët dhe shtoi se dy popujt duhet të bisedojnë dhe në qetësi t’i zgjidhin problemet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button