Lëvizja Vetëvendosje reagon kundër arrestimit të deputetit Driton Çaushi

Lëvizja Vetëvendosje reagon kundër arrestimit të deputetit Driton Çaushi, i cili u arrestua për arsye të hedhjes së gazit lotsjellës gjatë mbledhjes së Komisionit të Punëve të Jashtme në Kuvendin e Kosovës, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një postim në llogarinë zyrtare në Facebook, Lëvizja Vetëvendosje shprehet se Çaushi është arrestuar për shkak të aksionit të tij politik për ta ndalur procedimin e marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi.

“Këto urdhra të përndjekjes politike për Vetëvendosje-n po zbatohen në kohën e lulëzimit të krimit dhe korrupsionit nga Qeveria. Organet e drejtësisë kanë shumë punë për të bërë. Ata do të duhej të hetonin vetë Komisionin e Murat Mehës që e ka propozuar këtë marrëveshje, aferën ‘Pronto’, ‘dosjen e shefave’, skandalin e pasaportave e shumë skandale të tjera”, thuhet në njoftim nga VV.

“Vetëvendosje” kërkon lirimin e menjëhershëm të Driton Çaushit, duke paralajmëruar Qeverinë se “nuk do të mund të vazhdojnë me kalimin e kësaj marrëveshjeje”, thuhet në fund të njoftimit nga VV.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button