Reklamën e Pogbas në United e montoi një kosovar

Kur miliona tifozë nëpër botë po kërkonin të dinin lokacionin e lojtarit më të shtrenjtë në botë, kosovari Bledar Bujupi po kalonte orë të tëra pune me Paul Pogban.

Regjisori dhe montazheri nga Kosova i ka dhënë pikat e fundit reklamës spektakolare që paralajmëronte kthimin e francezit te Manchester Unitedi nga Juventusi, mëson koha.net.

Jason Fisher Jones është regjisori i reklamës montazhën e së cilës e ka bërë Bujupi.

Produksioni që ka punuar në këtë promo quhet “The Mob Film Company”.

Bujupi është regjisor dhe montazher nga Kosova që jeton në Manchester. Ai ka realizuar një sërë reklamash me emra te njohur e brende të mëdha botërore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button