Shkup, vozitësi i dremitur e godet skelën (FOTO)

Një vozitës i automjetit “Shkoda”, i cili është kthyer nga Budva e Malit të Zi, në mëngjesin e sotëm është dremitur në timon dhe e ka goditur skelën ndërtimtare në qendër të Shkupit, te “Rekordi”, kumtoi policia, njofton Portalb.

Shoferi i cili drejtonte veturën sipas policisë ka qenë i pirë me 0.30 mg/L. Ai ka raportuar për policinë se gjatë vozitjes i ka dalë një qen përpara dhe se duke i’u shmangur atij që mos t’i bie është përplasur në ndërtesë. Fatmirësisht shoferi nuk ka pësuar lëndime shëndetësore.

Vozitësi është dërguar në spital, ndërkaq në fatkeqësinë nuk ka pasur këmbësorë të lënduar të cilët, në mëngjes kanë kaluar në trotuarin, gjatë kohës kur ka ndodhur aksidenti.

Aksident

Aksident

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button