Tiranë, bodrumi nga ku autorët depërtuan në bankë, u gjetën dhe vegla pune (FOTO+VIDEO)

Një bodrum, kati i nëndheshëm i një pallati, që dikur përdorej si pub, prapa godinës së bankës së nivelit të dytë është shfrytëzuar nga autorët për të kryer punimet për çarjen e murit që do i ndihmonte të depërtonin drejt dhomës ku ndodhej kasaforta.

Në bodrum ka mbetur ende një çelës papagall, pincë, spatull.  Me kartonin e verdhë nr 10 Policia i identifikon si objekte që janë gjetur në vendin e ngjarjes dhe që mund të ndihmojnë në ndërtimin dhe zbërthimin e gjithë kësaj ngjarjeje.

Ekspertë të policisë tashmë po punojnë për të gjetur gjurmë gishtash apo elementë të tjerë që do të çojë drejt identifikimit të autorëve.

Policia informoi se është konstatuar nje çarje ne murin e bankes 50 me 30, tek dhoma e kasafortes”

Zyrtarisht policia nuk thotë ende nëse ka ndodhur grabitja apo ka mbetur në tentativë.

“Kasaforta duket e pa prekur, por  priten punonjësit e Bankës për të verifikuar kasafortën dhe a ka ndodhur vjedhje apo ka mbetur në tentativë” thuhej në njoftimin e shkurtër të policisë.

Dyshohet per 19 mln leke te grabitura

Rreth orës 12: 50 burime të Ora News nga grupi hetimor bënë me dije se “Kasaforta rezulton e thyer dhe se janë marrë paraDyshohet se janë vjedhur 19 mln lekë të reja” informon gazetarja e Ora News, Keti Banushi.

Administratori: Prej 3 muajsh bodrumi me qera

Në një intervistë për Ora Neës administratori i pallatit thotë se bodrumi që dikur ishte përdorur si pub kishte 8-9 vjet që  ishte shitur.

“Kishte 4- 5 vjet që rrinte bosh ndërsa para tre muajsh ishte dhënë me qera. E ka marrë një biznesmen i nderuar”

Gazetarja e Ora News Keti Banushi informon se dyshimet janë se autorët kanë grabitur një shumë parash por nuk dihet. Vjedhja ka qenë e mirëorganizuar, dhe për të cilën janë dashur disa ditë dhe për të çarë murin e dhomës ku ndodhet kasaforta. /Ora news

bankaaabanka grabitur

banka tiranabanka grabitje tirane

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button