Apel bankave të dhurojnë ndihmë humanitare për rajonet e vërshuara

­Kryetari i Shoqatës së Bankave të Odës Ekonomike të Maqedonisë, Kosta Mitroski nga UNI Banka u bën thirrje bankave të përfshihen në donacionin e ndihmës humanitare për banorët nga rajonet e prekura nga vërshimet në Shkup, me ujë, ushqim, mjete higjienike…

Siç informojnë nga UNI Banka, nesër do të dhurojnë 24.000 litra ujë për pije në rajonet e prekura dhe në koordinim me shtabin e krizës do të shpërndahet uji sipas planit të tyre. Në emër të të punësuarve në UNI Banka si drejtor kryesor ekzekutiv dhe kryetar i Këshillit drejtues, Mitroski shpreh ngushëllime familjeve të viktimave nga vërshimet. Ngushëllime dërgon edh enë emër të të gjitha bankave si kryetar i Shoqatës së Bankave pranë Odës Ekonomike të Maqedonisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button